Presidenti i Hungarisë uron presidenten Osmani për 17-vjetorin e pavarësisë

Presidenti i Hungarisë uron presidenten Osmani për 17-vjetorin e pavarësisë

Me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Presidenti i Hungarisë, Dr. Tamas Sulyok, ka dërguar një mesazh urimi për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke shprehur urimet më të përzemërta për të dhe për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Në mesazhin e tij, Presidenti Sulyok ka theksuar mbështetjen e Hungarisë për zhvillimin dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor, duke vlerësuar reformat e rëndësishme politike, ekonomike dhe sociale që po ndërmerr Kosova në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.


“Jemi të bindur se reformat e nevojshme për arritjen e statusit të kandidatit për anëtarësim do të përmbyllen me sukses sa më shpejt të jetë e mundur”, citohet ai në komunikatën e Zyrës së Presidencës së Kosovës, duke shprehur angazhimin e Hungarisë për ta mbështetur këtë proces.

Gjithashtu, Presidenti Sulyok ka shprehur kënaqësinë e tij për zhvillimin e qëndrueshëm të marrëdhënieve dypalëshe midis Hungarisë dhe Kosovës, veçanërisht në fushën e bashkëpunimit ekonomik. Ai ka theksuar se shkëmbimet e nivelit të lartë mes dy vendeve kanë ndihmuar në forcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit të ndërsjellë.

Lexo edhe

Video