Presidenti Begaj: BE-ja të heq sanksionet e vendosura padrejtësisht ndaj Kosovës

Në pritjen shtetërore në shënimin e pavarësisë së Kosovës, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se “krah për krahë me aleatët tanë do të ecim përpara”.

Në këtë pritje, u bë thirrje nga Osmani, për të punuar secili me përkushtim për këtë tokë, për të cilën u derdh gjak.

Presidentja Osmani, tha se Kosova ka ecur përpara, e rinia janë ata që e kanë dërguar përpara.

Osmani, shtoi se duhet dëshmuar para gjithë botës se Kosova është një histori suksesi.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj shtoi se sanksionet e BE-së ndaj Kosovës duhet të hiqen, pasi që janë bërë në mënyrë jo të drejtë. Sipas tij, Kosova dhe Shqipëria është aleati besnik i SHBA-ve dhe BE-së.


Ai, shtoi se Shqipëria do të jetë gjithmonë pranë Kosovës.

“Shqipëria dhe Kosova, faktori shqiptar në rajon dhe janë aleat besnik i SHBA-ve dhe BE-së. Aleat i përkushtuar i vlerave euroatlantike. Dëshirojmë që këto vende të rishikojnë vendimet e tyre dhe gjithashtu BE, të heq sanksionet që janë vendosur padrejtësisht ndaj Kosovës. Paqja, liria dhe demokracia janë realitete që duhen mbrojtur kurdoherë me te gjitha forcat tona. Shqipëria do të jetë gjithmonë pranë Kosovës. Bashkëpunimi ynë është përgjegjësi”, shtoi Begaj.

Ndërsa, kryeministri i vendit, Albin kurti u shpreh se Kosova garanton dhe zbaton të drejtat e pakicave, e sidomos asaj serbe, ndërkohë që sipas tij, qytetarët e Luginës së Preshevës trajtohen në mënyrë jo të duhur.

Gjithashtu, Kosova është përballur nga lufta sistematike e hibride e së fundmi edhe kinetike nga Serbia, shtoi ai.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…

Në këtë pritje shtetërore nuk munguan as kori i fëmijëve nga Mitrovica e Veriut, e këngëtarë e personalitete të ndryshme.

Lexo edhe

Video