Partitë politike në Kosovë kanë vazhduar të martën fushatën për zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen më 9 shkurt.
Me premtime që kryesisht prekin mirëqenien e qytetarëve, kandidatët për kryeministër kanë mbajtur tubime në komuna të ndryshme të Kosovës.
Por, nuk munguan as thumbimet që ata i bënë njëri-tjetrit.
Në garë për shef ekzekutivi janë Albin Kurti – kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministër aktual, Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe Ramush Haradinaj – kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kandidat për kryeministër nga Koalicioni për Kosovën Fituese.