Postuan armë në rrjete sociale, arrestohen dhe lirohen dy persona nё Pejё

Postuan armë në rrjete sociale, arrestohen dhe lirohen dy persona nё Pejё

Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, pёrmes rrugёve operative, ka pranuar informacion se njё person i dyshuar ka postuar në rrjetet sociale fotografi me armё.

Njёsiti i hetimeve pranё Stacionit Policor nё Pejё, ka siguruar urdhёresёn e Gjykatёs Themelore nё Pejё, pёr kontroll bastisje nё shtёpinё e personit tё dyshuar.


Sot nga njёsiti i hetimeve dhe nё mbёshtetje tё njёsiteve tjera, ёshtё bastisur shtёpia e tё dyshuarit dhe gjatё kontrollit ёshtë gjetur dhe është sekuestruar njё pushkё gjuetie me dy tyta – kalibri 12 milimetra.

Nё vazhdën e hetimeve ёshtё identifikuar dhe është arrestuar edhe personi i dytё, pasi qё i njëjti kishte postuar nё rrjetet sociale foto me armё, ku tek i njëjti janё sekuestruar njё armё me gaz – kalibri 9 milimetra dhe një karikator i tё njëjtës armё.

Tё dyshuarit, pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё shtetit lirohen nё procedurё tё rregullt.

Lexo edhe

Video