Policia zbulon një laborator të sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Policia zbulon një laborator të sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Policia e Kosovës së bashku me Prokurorinë Speciale pas hetimeve intenzive ka zbulua një shtëpi në Prishtinë që shërbente si laborator i sofistikuar për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, si pasaporta, karta identiteti dhe patentë shoferë.

Sipas policisë, në bastisje u sekuestruan dëshmi relevante, makina laserike, printerë, mbi 20,000 mikroçipa dhe mijëra dokumente nga 51 shtete të ndryshme të botës.


Policia e Kosovës më 24 janar ndaloi një automjet në Prishtinë, ku gjeti dokumente të zbrazëta të shteteve të ndryshme të botës.  Sipas policisë, shoferi me inicialet (F.K.) u arrestua dhe i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Ky rast sipas pkolicisë po hetohet si “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Krim i organizuar” nga Prokuroria Speciale.

Lexo edhe

Video