Policia s’ka informata nëse vërtet ka ndodhur incident në QNR

Policia s’ka informata nëse vërtet ka ndodhur incident në QNR

Policia nuk ka informata nëse vërtet ka ndodhur incident në QNR

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), edhe sot raportohet se ka ndodhur një incident.


Sipas mediave, përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Alban Krasniqi, njëherësh bashkëshorti i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është konfrontuar me Nehat Gecin, vëllain e Gani Gecit. Ky i fundit është parë pas incidentit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Ndërkohë, është raportuar edhe për ekipe shtesë të Policisë së Kosovës, pikërisht për shkak të pranisë së familjes Geci dhe Alban Krasniqit. Megjithatë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, i ka thënë KosovaPress-it, se nuk kanë ndonjë informatë për ndonjë incidet apo numër të shtuar të zyrtarëve policorë në QNR.

Ndërkohë, Gani Geci u ka thënë mediave se situata nuk ishte e atillë sa të ketë ndonjë konfrontim. Ai tani është larguar nga QNR, derisa aty po ndodhet Alban Krasniqi.

Lexo edhe

Video