Policia e Kosovës ka bërë me dije se kanë ndodhur në dy raste të ndara dy dhunime, njëri rast në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë.
Sipas policisë në Fushë Kosovë është arrestuar i dyshuari për rastin e dhunimit që kishte ndodhur më 31 janar, e më pas është liruar dhe rasti po trajtohet në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.
Derisa edhe në Prishtinë ka ndodhur një rast dhunimi më 2 shkurt, ku janë dërguar në mbajtje dy të dyshuar.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që kanë kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.