Policia në veri e gjen automjetin e raportuar si të vjedhur

Policia në veri e gjen automjetin e raportuar si të vjedhur

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë patrullimit të rregullt në rrugën “Filip Visnjic” në Mitrovicë të veriut, kanë vërejtur një automjet të braktisur.


Për shkak të rrethanave të dyshimta, policia njofton se ka kryer verifikime në sistemin e Policisë dhe ka konstatuar se automjeti ishte raportuar më parë si i vjedhur.

“Menjëherë pas konfirmimit, policia ka siguruar vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar Stacionin Policor Qendra në Prishtinë, i cili do të ndërmarrë hapat e mëtejshëm hetimorë.  Policia e Kosovës apel tek të gjithë qytetarët pa dallim që të raportojnë çdo informacion të dyshimtë që mund të ndihmojë në parandalimin dhe zgjidhjen e rasteve”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe

Video