Policia në Skenderaj arreston një të dyshuar për kanosje

Policia në Skenderaj arreston një të dyshuar për kanosje

Policia e Kosovës në Skenderaj ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale të kanosjes.


Rasti është raportuar të enjten në mesditë dhe sipas Policisë kishte ndodhur si pasojë e një kontesti pronësor në zonën e Skenderajt.

Policia ka bërë të ditur se ka intervistuar ankuesin dhe të dyshuarin. Pas veprimeve hetimore, personit të dyshuar 64 vjeçar, me inicialet V.H, i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh./KosovaPress

Lexo edhe

Video