Bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar me autorizimin e Prokurorisë Themelore, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim për identifikimin dhe arrestimin e një të dyshuare për veprën penale vjedhje.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foto, të lajmërojë policinë apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese janë: 192, 080019999 (pa pagesë), 039 432 327 – Drejtoria Rajonale Pejë dhe e-mail adresa: [email protected]