Policia jep detaje rreth aksidentit në Prishtinë

Policia jep detaje rreth aksidentit në Prishtinë

Policia e Kosovës ka dalë me detaje mbi aksidentin e trafikut sonte rreth orës 19:00 në Prishtinë.


Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë rajonale për Prishtinë, ka konfirmuar për KosovaPress se një këmbësor ka marrë lëndime si pasojë e goditjes nga një automjet në rrugën “Ilaz Kodra”.

“Këmbësori është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo.

Lexo edhe

Video