Policia ndalon pesë shtetas të Serbisë, hynë në Kosovë përmes rrugëve ilegale

Policia ndalon pesë shtetas të Serbisë, hynë në Kosovë përmes rrugëve ilegale

Policia e Kosovës njoftoi se ka ndaluar pesë shtetas të Serbisë të cilët dyshohet se kishin hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës.

Rasti ka ndodhur të premten vonë në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë.


“Njësia policore ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë ku ndodheshin edhe katër të dyshuar të gjithë shtetas të Serbisë të cilët dyshohet se kanë hyrë ilegalisht nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës nëpër rrugët ilegale”, njoftoi Policia.

Të dyshuarit, sipas njoftimit, janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Lexo edhe

Video