Policia deklarohet për gruan që vdiq në Podujevë

Policia deklarohet për gruan që vdiq në Podujevë

Një grua ka vdekur sot pasdite në Emergjencën e Podujevës për të cilën u raportua se ka pësuar sulm nga frika pasi është ndjekur nga qentë endacakë.

Në stacionin policor të Podujevës është iniciuar një rast hetim mbi vdekjen, bëri të ditur për KosovaPress, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.


“Hetuesit policorë po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes përderisa trupi i pajetë i viktimës [femër] me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion”, tha Ahmeti.

Viktima, një grua e moshuar, u sulmua nga qentë endacakë në një lagje deri po ecte.

Ajo nuk ka pasur shenja të kafshimit, por ka vdekur si pasojë e frikës nga qentë endacakë./KosovaPress

Lexo edhe

Video