Policia ka arrestuar një grua në Istog, e cila dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit dhe fëmijëve të saj të mitur.
Ngjarja ka ndodhur më 19 mars njofton policia, raporton KosovaPress.
“Është raportuar se, më 19.03.2025 një mashkull kosovar është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare me të cilën bashkëjeton. Po ashtu, dyshohet se e dyshuara ka ushtruar dhunë edhe ndaj fëmijëve të tyre të mitur”, thuhet në njoftim.
Policia ka bërë të ditur se e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.