Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Divizioni i Policimit në Bashkësi, i mbështetur nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), organizoi një aktivitet simbolik me moton “Ju jeni zëri i frymëzimit, i shpresës dhe ndryshimit në botë”, për të shprehur respektin dhe mirënjohjen për gratë dhe vajzat e vendit tonë.
Sipas njoftimit të Policisë, në kuadër të këtij aktiviteti, zyrtarët e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë shpërndanë lule për qytetaret, gratë dhe vajzat, duke i uruar ato për festën e 8 Marsit.
“Në këtë ditë të veçantë, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë shpreh urimet më të përzemërta për të gjitha gratë dhe vajzat: “Gëzuar 8 Marsin! Ju jeni zëri i frymëzimit, i shpresës dhe i ndryshimit në botë. Urojmë që kjo ditë të sjellë lumturi, shëndet dhe suksese për ju dhe familjet tuaja!”. Ky aktivitet reflekton përkushtimin e Policisë së Kosovës për të mbështetur dhe respektuar rolin e rëndësishëm të gruas në shoqëri. Policia Rajonale e Ferizajt implementon projektin “Ju jeni zëri i frymëzimit, shpresës dhe ndryshimit në botë”. Në kuadër të fushatave vetëdijesuese për parandalimin e dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore, Policia Rajonale e Ferizajt ka organizuar aktivitete ndërgjegjësuese dhe simbolike me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Përmes projektit “Ju jeni zëri i frymëzimit, shpresës dhe ndryshimit në botë”, policia ka shpërndarë lule në të gjitha sheshet kryesore të qyteteve: Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit, duke përcjellë mesazhin e mbështetjes dhe barazisë. Në kuadër të kësaj fushate, theksohet rëndësia e raportimit të dhunës “Ju jeni zëri i frymëzimit, shpresës dhe ndryshimit në botë!”, “Një akt guximi fillon kur raportoni dhe kërkoni ndihmë. Telefononi 192 ose përdorni aplikacionin digjital ‘Lajmëro Policinë’.”, thuhet në njoftim.
Policia mbetet e përkushtuar në mbrojtjen dhe fuqizimin e grave dhe të gjithë qytetarëve, duke promovuar një shoqëri të sigurt, të drejtë dhe të barabartë për të gjithë.