Nga data 2 dhjetor, qytetarët e Komunës së Podujevës dhe më gjerë do të kenë mundësi të marrin shërbime shëndetësore në urgjencën mjekësore “Doha”, projekt ky i cili u inaugurua sot në vlerë rreth 1.7 milionë euro, prej të cilave Komuna ka participuar me 600 mijë, ndërsa organizata Qatar Charity 1.1 milion.
Urgjenca mjekësore “Doha”, me sipërfaqe 1 mijë e 600 metër katrorë, u vlerësua si një projekt me rëndësi madhore, e cila do të ketë ndikim në përmirësimin e shërbimeve për pacientët.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se kjo urgjencë do të shërbejë jo vetëm për qytetin, por edhe për rajonin e veçanërisht bashkatdhetarët nga Lugina e Preshevës.
Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka thënë se qytetarët tash e tutje mund të gëzojnë shërbimet shëndetësore.
Ambasadori i Katarit në Tiranë dhe Prishtinë, Jaber Ali Adouseri u shpreh se ky projekt pasqyron raportet e mira ndërmjet dy shteteve.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.