Po ofron dueli i madh, Fury-Usyk

Po ofron dueli i madh, Fury-Usyk

Tyson Fury do të luftojë dhe do të kërkojë hakmarrjen e tij në revanshin e tij kundër Oleksandr Usyk të shtunën.

Anglezi i paparashikueshëm pësoi humbjen e tij të parë në karrierë në maj, kur Usyk fitoi me vendim të ndarë për t’u bërë kampioni i parë i padiskutueshëm i epokës me katër rripa.

Shumë komentues neutralë favorizojnë ukrainasin e pamposhtur, i cili konsiderohet si luftëtari më i mirë, ndërsa ata kthehen në “Kingdom Arena” të Riadit shtatë muaj më vonë.


Edhe pse rezultati ishte i ngushtë, në raundin e nëntë Fury kishte nevojë për t’u mbajtur në litarë për të qëndruar në këmbë, përcjellë KosovaPress.

Fury, tani 36 vjeç, kishte kaluar 35 meçe i pamposhtur përpara se të përballej me Usyk. Përgatitjet e tij për përplasjen e parë ishin kaotike.

Para meçit të së shtunës, Fury ka premtyar ndeshje spektakolare duke thënë se nuk do të lejojë që fituesi të përcaktohet nga vendimi i gjyqtarëve.

Lexo edhe

Video