Plagoset një person në Prishtinë, rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë një grabitje

Plagoset një person në Prishtinë, rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë një grabitje

Sot në Prishtinë në lagjen Veterrnik është plagosur një person. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti e cila tha se bazuar në të dhënat e deritanishme, rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë një grabitjeje të armatosur ndaj pjesëtarëve që po siguronin një furgon që transportonte para, raporton KosovaPress.


“Sot rreth orës 10:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në lagjen Veternik në Prishtinë, ku është plagosur një person. Bazuar në të dhënat e deritanishme, rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë një grabitjeje të armatosur ndaj pjesëtarëve që po siguronin një furgon që transportonte para”, tha Ahmeti.

Personi i lënduar sipas Ahmetit është dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë,  janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Lexo edhe

Video