Një peshkatar peruan është gjetur i gjallë në Oqeanin Paqësor pasi kaloi 95 ditë i humbur në det.
Agjencia e lajmeve e Perusë, Andina raporton se Maximo Napa Castro, 61-vjeç, u nis me varkën e tij të peshkimit më 7 dhjetor 2024 nga Marcona, një qytet bregdetar në jug të vendit, por moti i keq bëri që ai të humbiste drejtimin.
Ai u gjet më 11 mars nga një anije peshkimi ekuadoriane në brigjet e Perusë veriore.
Napa Castro u tha mediave lokale se ai arriti të mbijetonte duke pirë ujin e shiut që mblodhi në varkë dhe duke ngrënë insekte, zogj dhe një breshkë.
Vajza e peshkatarit Ines Napa Torres falënderoi peshkatarët ekuadorianë që shpëtuan jetën e babait të saj.
“Faleminderit, vëllezër ekuadorianë, që shpëtuat babin tim, Zoti ju bekoftë”, tha ajo në një postim në Facebook.
Familja e Napa Castro dhe grupet e peshkatarëve e kishin kërkuar për tre muaj.
“Çdo ditë është ankth për të gjithë familjen dhe unë e kuptoj dhimbjen e gjyshes sime sepse si nënë e kuptoj atë (…) Nuk e kemi menduar kurrë se do ta kalonim këtë situatë, nuk do t’ia uroja askujt, nuk do ta humbim shpresën babi për të të gjetur ty,” shkroi vajza e tij më 3 mars në Facebook, transmeton KosovaPress.