Nga flija deri te qebapat – gjermanët janë të mahnitur me ushqimin tradicional në Kosovë.
Ambasada gjermane në Kosovë ka listuar pesë gatimet tradicionale që i shijojnë në vendin tonë, shkruan KosovaPress.
Një prej tyre thotë se të premteve zakonisht shijon qebabat, pas punës.
Ambasadorit Jorn Rohde, për shembull, i pëlqen flija.
“Më ka pelqyer të mëesoj se si bëhet flija. Ka qenë një përvojë shumë e mirë”, thotë Rohde, transmeton KosovaPress.
Në listë padyshim që nuk mungojnë as ëmbëlsirat.
Dikush në ambasadë thotë se ajo që njihet si Tespishte, ështe e preferuara e saj.
“Një nga të mirat e të qenit diplomat është shijimi i shijeve globale. Ekipi i Ambasadës sonë, përfshirë ambasadorin Rohde, është i fiksuar në kuzhinën kosovare. Nga qebapa me gojë te flija e shijshme, zbuloni pesë gatimet tradicionale të zonës së preferuar të kolegëve tanë. Festoni shijet e pasura dhe të larmishme të Kosovës me ne”, thuhët në një postim në Facebook të Ambasadeës gjermane në Kosovë, transmeton KosovaPress.