Përurohet fillimi i punimeve në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka përuruar të hënën fillimin e punimeve në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë, si pjesë e projektit për zgjerimin e sheshit të kryeqytetit, raporton KosovaPress.

Sipas komunës, ky projekt synon krijimin e më shumë hapësirave për këmbësorët dhe përmirësimin e infrastrukturës urbane.


Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se ky projekt është një hap i rëndësishëm drejt transformimit të qendrës së qytetit, përcjellë KosovaPress.

Punimet në këtë projekt i cili ka vlerën e mbi 18 milionë eurove, parashihet të zgjasin një vit.

Punimet në ndërtimin e sheshit përfshijnë hapësirën prej Katedrales “Nënë Tereza” deri te sheshi “Zahir Pajaziti” në qendër të Prishtinës, shkruan KosovaPress.

Lexo edhe

Video