Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i numërimit të votave ka përfunduar në nëntë Qendra Komunale të Numërimit (QKN) në komunat Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Junik, Hani i Elezit, Partesh, Ranillug, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.
KQZ në një njoftim thotë se sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit (sipas tabelës) në të cilat është duke vazhduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve apo ka përfunduar, deri më 14 shkurt 2025 janë numëruar 876 vendvotime nga 2,533.
“Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në 9 Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) në komunat: Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Junik, Hani i Elezit, Partesh, Ranillug, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut. Aktualisht, procesi i numërimit është duke vazhduar në 25 Qendra Komunale të Numërimit”, thuhet në njoftim.