Përfundon numërimi i votave për kandidatë në 14 komuna

Përfundon numërimi i votave për kandidatë në 14 komuna

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në 14 qendra komunale të numërimit (QKN) për komunat Deçan, Kamenicë, Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.

Deri në ora 16:00 janë numëruar 63.60% e vendvotimeve, përkatësisht 1 mijë e 611 nga gjithsej 2 mijë e 533, njofton Komisionit Qendror i Zgjedhjeve.

Në orën 16:00, procesi i numërimit ka filluar edhe për komunat Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.


Në përgjithësi, procesi i numërimit është duke vazhduar në 24 qendra komunale të numërimit.

Më 9 shkurt në Kosovë u mbajtën zgjedhjet e rregullta parlamentare, ku sipas rezultateve preliminare të KQZ-së nga 99.72 për qind të votave të numëruara, udhëheq Lëvizja Vetëvendosje me 40.84 për qind, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 22.05 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës 17.67 për qind dhe AAK-NISMA-Konservatorët-Intelektualët-Ideal me 7.45 për qind.

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se do të formojë e vetme qeverinë si parti fituese e zgjedhjeve, ndërsa PDK, LDK e AAK kanë hedhur poshtë mundësinë e hyrjes në koalicion qeverisës.

Lexo edhe

Video