Përfundoi numërimi i votave më postë, kështu votuan diaspora

Përfundoi numërimi i votave më postë, kështu votuan diaspora

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar numërimin e votave me postë edhe në faqen zyrtare nga numërimi i 100 për qind i kutive.

Procesi i numërimit të këtyre votave përfundoi të martën pasdite, raporton KosovaPress.


LVV-ja e para ka marrë 31.963 vota apo 51.57 për qind, Lidhja Demokratike (LDK) që është renditur e dyta me 18.933 vota apo 30.55 për qind, pasuar nga Partia Demokratike (PDK) me 5.878 vota apo 9.48 për qind dhe koalicioni AAK-Nisma ka marrë 2 mijë vota apo 3.23 për qind.

Përndryshe, në përfaqësitë diplomatike kanë votuar mbi 15 mijë persona, ndërsa me postë mbi 68 mijë e 700 persona.

Lexo edhe

Video