Një ndërtesë e vjetër e pabanuar në kalanë e Elbasanit sonte është përfshirë nga zjarri.
Ekipet zjarrfikëse kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të shuar zjarrin, raporton tch, përcjell KosovaPress.
Situata është e rënduar për shkak të banesave ngjitur. Për momentin nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit.