Përdoruesit e rëndë të ChatGPT-së duket se janë më të vetmuar dhe kanë më pak marrëdhënie sociale jashtë linje, sugjeron një hulumtim i ri. Përdoruesit që angazhohen emocionalisht me ChatGPT janë ndër ata më të rëndë, dhe ata që kanë biseda më emocionale me chatbotët shpesh përjetojnë më shumë vetmi. Hulumtuesit theksojnë se këto studime janë në fazë paraprake, por ato ngrejnë pyetje mbi ndikimin e chatbot-ëve AI në jetët offline të njerëzve.
Chatbot-ët me zë fillimisht ndihmojnë në lehtësimin e vetmisë, por ky avantazh zvogëlohet me përdorimin e vazhdueshëm, shkruan The Guardian.
Pjesëmarrëset femra të studimit ishin pak më pak të prirura të socializoheshin me njerëz krahasuar me meshkujt. Pjesëmarrësit që ndërvepruan me zë në gjininë e kundërt ndiheshin më të vetmuar dhe më emocionalisht të varur nga chatbot-i, përcjell KosovaPress.
Në studimin e parë, hulumtuesit analizuan të dhëna reale nga gati 40 milionë ndërveprime me ChatGPT dhe më pas pyetën 4,076 përdoruesit që morën pjesë në ato ndërveprime se si ndiheshin.
Për studimin e dytë, Media Lab rekrutoi 1,000 pjesëmarrës për një provë katër javorë, duke matur vetminë, angazhimin social dhe varësinë emocionale. Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se chatbot-ët pasqyrojnë emocionet e përdoruesit, dhe Dr. Andrew Rogoyski theksoi se chatbot-ët mund të jenë “të rrezikshëm” për ndikimin e tyre social dhe emocional.