Në kuadër të xhiros së 15-të në Superligën e Kosovës në futboll, sot do të zhvillohen dy ndeshje tejet interesante.
Padyshim se vëmendja kryesore do të jetë në Suharekë, aty ku do të zhvillohet përballja e dy liderëve të tabelës, Ballkanit dhe Dritës, raporton KosovaPress.
Aktualisht gjilanasit janë të parët në tabelë me 31 pikë, kurse kampioni në fuqi është në vendin e dytë me 26 pikë.
Ndeshja tjetër e ditës së sotme është ajo ndërmjet Llapit dhe Ferizajt, dy skuadra këto që janë në krizë të thellë të rezultateve dhe gjenden në pjesën e poshtme të renditjes tabelare.
Të dy këto ndeshje do të nisin nga ora 13:00.