Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur konferencë për media para sfidës ndaj Islandës në Mursia të Spanjës.
Trajneri Franco Foda e ka quajtur takimin të rëndësishëm për t’u kualifikuar një rang më lart të Ligës së Kombeve, teksa shtoi se të përzgjedhurit e tij do ta japin maksimumin në fushën e gjelbër.
Foda ka bërë të ditur se ende nuk ka vendosur se kush do të jetë në portën e dardanëve pas lëndimit të Arianet Muriq në ndeshjen e parë.
Ndërsa, kapiteni Vedat Muriqi shprehu besimin se do t’ia dalin të sigurojnë kualifikimin pavarësisht mungesave në kombëtare.
Ndeshja zhvillohet nga ora 18:00, ku dardanët do të hyjnë për të mbrojtur rezultatin e ndeshjes së parë 2:1 dhe në kërkim të kualifikimit në grupin B të Ligës së Kombeve, në të cilin rang nuk kanë luajtur asnjëherë deri më tash, raporton KosovaPress.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.