Pensionohet njëri nga volejbollistët më të mirë shqiptar, nderohet nga FVK-ja

Pensionohet njëri nga volejbollistët më të mirë shqiptar, nderohet nga FVK-ja

Në një ceremoni të veçantë të organizuar në Tetovë, volejbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Habil Ajeti, njoftoi tërheqjen nga volejbolli aktiv pas 28 viteve karrierë, ka bërë të ditur Federata e Volejbollit të Kosovës, përcjellë KosovaPress.

Në këtë ngjarje morën pjesë edhe presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Bahri Gjinovci, dhe sekretari i përgjithshëm, Valon Nikqi, të cilët e nderuan Ajetin me një fanellë të Kombëtares së Kosovës me numrin që ai mbajti gjatë karrierës së tij. Gjithashtu, FVK i dhuroi një mirënjohje për kontributin e tij në ngritjen e volejbollit kosovar.

I njohur për cilësitë e tij si korrektor, Ajeti ka luajtur për disa nga ekipet më të njohura të Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Zvicrës, duke dhënë një kontribut të madh në zhvillimin e volejbollit shqiptar. Gjatë karrierës së tij, ai ka arritur të shpallet kampion dhe fitues i Kupës së Kosovës me ekipe të ndryshme, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në këtë sport.


Ekipet ku ka luajtur Habil Ajeti:

Shkëndija Tetovë, KEK-u, Mabetexi, Drenica, Rabotniçki Shkup, Studenti Tiranë , Pallavolo Lugano, Shutova Kërçovë, Luboteni Ferizaj, Skënderbeu Kraishtë 🇽🇰

Pas 28 vitesh në volejboll, Habil Ajeti largohet nga fusha, por jo nga historia e këtij sporti.

Lexo edhe

Video