Ish-sulmuesi i Brazilit dhe Interit, Adriano, i quajtur ‘Perandori’ në kulmin e karrierës së tij, i dha lamtumirën futbollit të dielën në një ndeshje lamtumirëse në shtëpinë e Flamengos, klubi ku filloi karriera e tij dikur dukej premtuese.
42-vjeçari ishte menduar të bëhej një nga më të mëdhenjtë e futbollit, por përfundimisht iu nënshtrua presioneve të famës sportive dhe problemeve me alkoolin.
Ndeshja e luajtur në stadiumin “Maracana” në Rio de Zhaneiro, përfundoi me fitoren 4-3 të ‘Flamengo Legends’ ndaj ‘Miqve të Italisë’, përcjellë KosovaPress.
Rasti i lejoi Adrianon të thoshte zyrtarisht lamtumirë, tetë vjet pas ndeshjes së tij të fundit zyrtare, dhe shfaqi disa emra të mëdhenj të Brazilit, duke përfshirë sulmuesin Romario dhe portierin Julio Cesar.
Një Adriano i mbuhsur me emocione u përqafua nga të gjithë lojtarët kur në ekran shfaqej një mesazh i krijuar nga inteligjenca artificiale nga babai i tij i ndjerë.
Fituesi i Kupës së Amerikës në vitin 2004 dhe i Kupës së Konfederatave vitin 2005, në moshën 22-vjeçare, Adriano gradualisht shembi karrierën e tij.
Por pasi ishte titullar në Kupën e Botës 2006 në Gjermani, ai gradualisht humbi vendin e tij në ekipin kombëtar dhe në futbollin e klubeve, i rrënuar nga problemet me peshën dhe alkoolin.
Ai fitoi katër tituj të Serie A me Interin dhe dy herë trofeun e Kupës së Italisë. Ai gjithashtu luajti për klubet italiane Roma, Parma dhe Fiorentina gjatë karrierës së tij e cila përfundoi në vitin 2016 pas një periudhe të shkurtër me Miami United.
Avec l’aide de l'intelligence artificielle, la voix du père d'Adriano a été recréée pour laisser un message à l’Imperatore.
— Inter FR (@InterMilanFRA) December 16, 2024
Adriano fond en larmes. ?pic.twitter.com/M95eTYWZXN