PDK kujton 26-vjetorin e themelimit të agjencisë KosovaPress dhe radios Kosova e Lirë

PDK kujton 26-vjetorin e themelimit të agjencisë KosovaPress dhe radios Kosova e Lirë

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka përkujtuar themelimin e agjencisë së lajmeve KosovaPress dhe radios Kosova e Lirë 26 vjet më parë në malet e Berishës.


Agjencia e lajmeve KosovaPress dhe radio Kosova e Lirë kumtuan lajmet për luftën, rezistencën dhe fitoret e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke frymëzuar një popull të tërë, si lajmëtare të përfundimit të luftës dhe ardhjes së lirisë, thuhet në një postim në Facebook.

PDK shpreh mirënjohje dhe respekt për themeluesit, stafin, familjet Berisha dhe Gega, të cilat ofruan shtëpitë për vendosjen e këtyre mediave, si dhe secilin që dha kontribut për të mundësuar funksionimin e tyre.

Lexo edhe

Video