Pasagjeri në ANP kapet me 81 boksa cigare pa banderola

Pasagjeri në ANP kapet me 81 boksa cigare pa banderola

Të dielën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës gjatë kontrollit të një valixheje, janë vërejtur sasi e cigareve Marlboro. Policia e Kosovës ka bërë me dije se pas hapjes së valigjes në prezencën e zyrtarëve doganor janë vërejtur 9 boksa cigare.


Derisa pas kontrollit të mëtejmë të njëjtit iu janë gjetur 81 boksa cigare.

“Gjatë kontrollit të një valixheje të një pasagjeri në dalje është vërejtur se i njëjti ka një sasi të cigareve në valixhen e tij. Pas hapjes se valixhes në prezencën e zyrtareve doganor është vërejtur se aty ka 9 boksa cigare Marlboro. Pas kontrollit te mëtejmë dhe numërimit nga ana a zyrtareve doganor ka rezultuar se të njëjtit i janë gjet gjithsejtë 81 boksa cigare Marlboro të kuqe dhe të bardha pa banderola në të gjitha valixhet që kishte pasagjeri. E gjithë kjo sasi e cigareve është sekuestruar nga ana Doganës. Me rast është marr njësiti i hetimeve të Doganës”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe

Video