Pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, zëvendës-sekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard Verma, ka shkuar edhe në Qeverinë e Kosovës.
Osmani dhe Verma pas takimit nuk janë deklaruar për media, derisa nuk dihet nëse do të ketë deklarime pas takimit që po zhvillon në Qeverinë e Kosovës.
Sipas një njoftimi nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), zëvendës-sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet i SHBA-së, Richard R. Verma do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi nga 7 deri më 11 janar, i cili do të trajtojë çështje të rëndësishme në secilin prej vendeve që do të vizitojë.
Në Kosovë thuhet se ai do të diskutojë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja.