Teksa procesi i votimit ka përfunduar në ora 19:00 me mbylljen e qendrave të votimit, ekipi i KosovaPress po qëndron para selisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.
Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur për media se konferenca do të mbahet në ora 20:00.