Në seancën plenare të mbledhjes së dy kuvendeve të Kosovës dhe të Shqipërisë partitë parlamentare të të dyja vendeve kërkuan unitet dhe bashkëpunim më të thellë në të gjitha fushat e veçanërisht në atë të sigurisë.
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila deklaroi se është detyrë e secilit për avancim të komunikimit mes dy vendeve me qëllim të integrimit të përbashkët.
Kusari-Lila u shpreh se në Hagë padrejtësisht po gjykohen çlirimtarët e Kosovës, prandaj kërkoi mbështetjen e Shqipërisë për ta adresuar këtë çështje në të gjitha instancat ndërkombëtare.
Bashkëpunim në mes dy vendeve kërkoi edhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi i cili tha se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës janë një model bashkëpunimi bazuar në vëllazëri.
Deputeti shqiptar shprehu mbështetjen për integrimin euro-atlantik të Kosovës dhe shtimin e njohjeve.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë, Gazmend Bardhi ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj përmendi mbledhjen e parë të dy qeverive para dhjetë vitesh, ku tha se ka qenë shpallje e partneritetit strategjik.
Bashkëpunim të thellë mes të dyja vendeve sidomos në fushën e industrisë ushtarake kërkoi shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi.
Mesila Doda kryetare e Grupit Parlamentar të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet u shpreh se Kosova dhe Shqipëria kanë nevojë për koordinim ekonomik e shoqëror e kulturorë.
Ajo shtoi se “kufiri mes nesh nuk është zgjedhja jonë, por është zgjedhja jonë ta bëjmë atë të pavlefshëm”.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti, në mbledhjen e përbashkët të kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë.
Ai para të pranishmëve e quajti mashtrues kreun qeveritar, derisa tha se përmes hapave të gabuara të tij po cenohen raportet me aleatë.
Kryetari i grupit parlamentar Aleanca për Ndryshim, Fatmir Mediu u shpreh se rruga e vetme për të përballuar sfidat është duke qëndruar dhe punuar së bashku.
Ai tha se të gjithë duhet ta mbrojnë historinë dhe luftën e Kosovës.
Lajmi i plotë në sistemin me parpagim…