Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka paditur Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve për konkursin për Sekretar të Përgjithshëm. Padia është dorëzuar sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku nga GLPS thonë se kjo ministri ka zhvilluar procedurat e rekrutimit pa respektuar obligimin ligjor që fazat e rekrutimit te monitorohen nga shoqëria civile
Liridon Salihi nga Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike tha se këtë rast paraprakisht kanë e dërguar në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMShCK).
Në konferencë për media, Salihi tha se kanë kërkuar nga kjo gjykatë që ta obligojë Ministrinë e Financave dhe të gjitha institucionet publike që në rastet kur hapin konkurse të tilla të monitorohen nga shoqëria civile.
“Nga provat qe përmban kjo padi, konstatohet se Ministria e Financave ka zhvilluar fazat e procedurës së rekrutimit për kategorinë e lartë drejtuese ‘sekretari i përgjithshëm’ pa respektuar obligimin ligjor që fazat e rekrutimit te monitorohen nga shoqëria civile…”, tha ai.
Sipas tij, ky rast tregon se si institucionet e administratës publike në procedurat rekrutuese nuk i zbatojnë në përpikëri rregullat dhe parimet e legjislacionit për shërbimin civil që është i aplikueshëm në Kosovë.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…
Ndërkaq, Laura Nushi nga Iniciativa CorrWatch tregoi për parregullsitë që e kanë karakterizuar këtë proces rekrutues.
/KosovaPress/