Disa fotografi të publikuara nga fotografi i njohur shqiptar Fadil Berisha, kanë bërë bujë në rrjetet sociale, duke rikthyer në vëmendje një nga ikonat më të mëdha të muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku.
Këngëtarja e njohur për zërin e saj të fuqishëm dhe interpretimet e jashtëzakonshme, veçanërisht me këngën e saj legjendare “Mos ua prishni lumturinë”, është parë si asnjëherë më parë.
Lajmi që Parashqevi Simaku është parë duke kërkuar lëmoshë në shtetin e Nju Jorkut ka tronditur shumë shqiptarë, duke shkaktuar një reagim të madh në rrjetet sociale dhe mediat shqiptare. Një zë i tillë, i cili dikur pushtonte skenat më të mëdha shqiptare, sot përballet me një realitet të dhimbshëm.
Në mes të kësaj situate, biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani ka marrë përsipër përkujdesjen e saj. Ai është shprehur se do të ndihmojë këngëtaren ikonike dhe do të sigurojë që ajo të ketë mbështetjen e nevojshme.
Megjithatë, mbetet ende e paqartë nëse Simaku do të rikthehet në Shqipëri për të performuar sërish në vendin ku dikur shkëlqeu, apo nëse do të shkojë vetëm për një vizitë.
Pavarësisht se vitet kanë kaluar, emri dhe muzika e Parashqevi Simakut vazhdojnë të jetojnë në zemrat e shqiptarëve.



