Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të martën do të mbaj mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell.
Temperaturat minimale sipas parashikimeve do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-4m/s”, thuhet në njoftimin e Institutit Hodrometeorologjik të Kosovës.