Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar mot me diell dhe vranësira për vikend.
Sipas institutit të shtunën vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës parashihen që vende-vende të shoqërohen me riga shiu, raporton KosovaPress.
“Temperaturat minimale do të variojnë nga 0°C deri në 3°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 17°C deri në 20°C. Era do të fryjë nga juglindjes me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftim.
Të dielën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të shoqërohen me riga lokale shiu.
“Temperaturat minimale pritet të jenë nga 1 deri 4°C, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 15°C deri në 20°C. Era do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5m/s”, përfundon njoftimi.