Pallati i Republikës Serbe në ngjyra të flamurit serb pavarësisht vendimit të Kushtetueses së BeH

Pallati i Republikës Serbe në ngjyra të flamurit serb pavarësisht vendimit të Kushtetueses së BeH

Pallati i Republikës Serbe në Banja Llukë është ndriçuar sonte me ngjyrat e flamurit serb për të shënuar Ditën e shtetësisë serbe, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Etnitetit Republika Serbe në Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbia vendosën “festimin e përbashkët të Sretenjes si Ditë të Shtetësisë me deklaratën për mbrojtjen e të drejtave kombëtare e politike dhe të ardhmen e përbashkët të popullit serb, të miratuar në “Asamblenë Gjithëserbe” në Beograd në qershor 2024.

Këtë vit, etniteti Republika Serbe do ta festojë zyrtarisht Sretenjen si Ditën e Shtetësisë me një sërë manifestimesh, nën sloganin “Bashkim dhe krenarë”, që ka shkaktuar shumë reagime, raportojnë mediat serbe.


Ndër të tjera, anëtari i Presidencës së BeH-së, Denis Beqiroviq, tha se kjo festë, si dhe ardhja e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, përbëjnë kërcënim për paqen dhe sigurinë jo vetëm të rajonit, por të gjithë Evropës.

“Përpjekja e Vuçiq për të imponuar Ditën e Shtetësisë Serbe si Ditën e Shtetësisë së entitetit në Bosnjë dhe Hercegovinë paraqet një shkelje të paprecedentë të ligjit ndërkombëtar dhe kombëtar”, tha Beqiroviq.

Kujtojmë, Gjykata Kushtetuese e Bosnjë-Hercegovinës, pikërisht me ankesë të Beqiroviq, ndaloi vendosjen e flamurit, stemës dhe himnit të Serbisë në institucionet e Republikës Serbe.

Lexo edhe

Video