Pal Lekaj: Në programin e Aleancës, shtylla kryesore mbetet përkrahja e prodhuesve vendorë

Pal Lekaj: Në programin e Aleancës, shtylla kryesore mbetet përkrahja e prodhuesve vendorë

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se suksesi i jashtëzakonshëm i kompanisë KonSoni në Gjakovë, e udhëhequr nga Zef Pjetraj, është një krenari për secilin prej nesh.


“KonSoni – Krenaria Jonë! Suksesi i jashtëzakonshëm i kompanisë KonSoni në Gjakovë, e udhëhequr nga miku im, z. Zef Pjetraj, është një krenari për secilin prej nesh. Të jemi pranë bizneseve të suksesshme është detyrë e jona, dhe në programin e Aleancës, shtylla kryesore mbetet përkrahja e prodhuesve vendorë. Kjo fabrikë, me një staf të mrekullueshëm dhe me teknologji inovative, e bën KonSoni-n fabrikën më të madhe në rajon. Faleminderit, KonSoni dhe z. Pjetraj, që na bëni krenarë”, ka shkruar Lekaj.

Artikull i sponsorizuar.

Lexo edhe

Video