Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së Palë Lekaj me numrin rendor 7 mori pjesë në tubimin e madh zgjedhor në Klinë.
Lekaj ka thënë se salla e tubimit ishte e vogël për gjithë përkrahësit e Aleancës në Klinë.
“Klina është dëshmia më e mirë se kur Ramushi është në Qeverinë e Kosovës, qytetarët dhe vendi përfitojnë”, ka shkruar Lekaj në një postim në Facebook.
Lekaj shprehet krenar për projektet e zhvilluara në Klinë gjatë kohës sa ishte ministër në Qeverinë Haradinaj.
“Faleminderit, Klinë!”
137 7
“Artikull i sponsorizuar – zgjedhjet 2025”