Iniciativa “Kosova Bojkoton” bën thirrje për bojkotin e të gjitha supermarketeve në Kosovë më 15 mars, për shkak të ngritjes së çmimeve.
Aktivistët e iniciativës kanë shpalosur sot një pankartë me mbishkrimin “15 mars, Kosova bojkoton, të gjitha supermarketet”, raporton KosovaPress.
Xhevat Kastrati, anëtarë i kësaj iniciative u bëri thirrje qytetarëve që ti bashkohen kësaj iniciative, për bojkotimin e marketeve. Tutje Krasniqi tha se përmes bojkotit tregojnë fuqinë e tyre blerëse dhe se dërgojnë një mesazh tek marketet dhe qeveria për pakënaqësinë e tyre për rritjen e çmimeve.
Kujtojmë se këto lloj nismash për bojkotimin e marketeve janë duke u zhvilluar edhe në vendet e rajonit për shkak të rritjes së çmimeve.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…