Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Pas betimit të Trumpit si president i 47-të i SHBA-së, Osmani shkroi në Twitter se Kosova është e gatashme të punojë me të dhe administratën e re amerikane, siç tha ajo, për të forcuar “marrëdhëniet tona të veçanta, për të promovuar vlerat e përbashkëta të lirisë dhe për të adresuar sfidat e kohës sonë’.
Osmani theksoi se Kosova mbetet populli më proamerikan në botë.
Donald Trump është betuar të hënën si presidenti i 47-të i SHBA-së duke shënuar kështu rikthimin e tij në Shtëpinë e Bardhë edhe për një mandat.
Congratulations to President @realDonaldTrump on swearing-in as the 47th President of the United States of America.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) January 20, 2025
Kosovo stands ready to work with you, Vice President @JDVance, and your administration to strengthen our special relationship, promote our shared values of… pic.twitter.com/tWJ4Ab8aCE