Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, gjatë ditës, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar disa institucione të vendit për të uruar gratë që punojnë në to, me rastin e 8 Marsit, raporton KosovaPress.
Vjosa Osmani ka shkruar se vendimet strategjike të Republikës së Kosovës varen shpesh nga puna e padukshme, por fundamentale e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).
“Për nder të ditës ndërkombëtare të gruas, isha në mesin e heroinave tona të fshehta, grave të fushës së inteligjencës, të cilat në çdo kohë janë aty ku duhet dhe me krenari mbrojnë interesin e Kosovës. Nga AKI, urime 8 Marsin te gjitha grave të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Vjosa Osmani, transmeton KosovaPress.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka shprehur mirënjohjen dhe respektin edhe për gratë në Shërbimin Korrektues të Kosovës, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.