Osmani uron për 28 Nëntor: Të bashkuar në zemër e shpirt, le ta festojmë këtë ditë me krenari

Osmani uron për 28 Nëntor: Të bashkuar në zemër e shpirt, le ta festojmë këtë ditë me krenari

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar shqiptarët për shënimin e 112-vjetorit të mëvetësisë, duke thënë se 28 Nëntori është simbiozë e tri momenteve historike që e lartësojnë kombin tonë.

“Më 28 nëntor, nderojmë historinë, flamurin dhe identitetin kombëtar, duke riafirmuar përkushtimin tonë për fuqizimin e shteteve tona”, thuhet në urimin e Vjosa Osmanit.  

Ajo ka thënë se 28 Nëntori nuk është vetëm simbol i betejave dhe triumfeve tona, por edhe kujtim i sakrificave tona për të qenë të lirë, në paqe dhe krenarë.


“28 Nëntori është simbiozë e tri momenteve historike që e lartësojnë kombin tonë: ngritja e flamurit në Vlorë dhe shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, dalja publike e UÇK-së dhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari. Të bashkuar në zemër e shpirt, le ta festojmë këtë ditë me krenari”, thuhet në urimin e presidentes Osmani.


Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca deklaroi se 28 nëntori është dita më përbashkuese e popullit shqiptar. Ai ka uruar të gjithë shqiptarët për këtë ditë, duke thënë se “28 nëntori është dita e krenarisë”. 

Sot mbushen 112 vjet nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë më 1912 në Vlorë. Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë erdhi pas përpjekjeve gati 500-vjeçare të popullit shqiptar nga Perandoria Osmane, e cila pushtoi trojet shqiptare, 10 vjet pas vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeu më 17 janar 1468.

https://kosovapress.com/112-vjet-nga-shpallja-e-pavaresise-se-shqiperise

https://kosovapress.com/konjufca-28-nentori-eshte-dita-me-perbashkuese-e-popullit-tone

Lexo edhe

Video