Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka shprehur ngushëllime familjarëve të tre fëmijëve që humbën jetën tragjikisht në fshatin Jabllanicë të Gjakovës.
Osmani ka shkruar ë Facebook se me zemër të rënduar dhe dhimbje të thellë ka marrë lajmin tragjik për humbjen e jetës së tre fëmijëve në Jabllanicë të Gjakovës, të cilët u shuan para kohe si pasojë e rrënimit të një objekti të pabanuar.
“Nuk ka fjalë që mund ta lehtësojë dhimbjen e familjeve që sot po përballen me boshllëkun e pafund që lë pas humbja e më të dashurve të tyre. Në këtë moment të rëndë pikëllimi, ndajmë me ju dhembjen e papërshkrueshme, duke shprehur ngushëllimet e sinqerta dhe duke qëndruar pranë jush me mendje e zemër. Shpirtrat e tyre të njomë u prehshin në paqe”, ka shkruar ajo.