Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, theksoi se vazhdon të mbështesë qëndrimin e saj lidhur me vërejtjet për draft-statutin e Asociacionit. Sipas saj, vërejtjet kanë të bëjnë me mospërputhshmërinë e këtij dokumenti me Kushtetutën e Kosovës.
Osmani komentoi edhe dialogun Kosovë-Serbi, për çka tha se procesit i ka munguar balanci dhe se palët nuk janë trajtuar në mënyrë të barabartë, raporton KosovaPress.
Këto deklarime Osmani i bëri pas një ngjarje të organizuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), së bashku me iniciativën WE për Gratë Sipërmarrëse në Kosovë.
Ndër të tjera, Osmani foli për sulmet terroriste të Serbisë në dy vitet e fundit, duke theksuar se deri tani ky shtet nuk është ndëshkuar nga komuniteti ndërkombëtar për to.
E para e vendit tha se Serbia nuk ka interesim për stabilitet në rajon, por përkundrazi sipas saj ky vend dëshiron ta kthejë rajonin mbrapa.
Të hënën, Osmani priti në takim përfaqësuesin e ri të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, për çka u diskutua rreth këtij procesi dhe qëndrimeve të Osmanit.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…