Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, po qëndron në SHBA, derisa sot (e mërkurë) pritet të takohet me Louis L. Bonon, zyrtarin e lartë në Byronë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike.
Për takimin dhe agjenden ka njoftuar Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH).
Sipas këtij njoftimi takimi është paraparë të mbahet nesër në ora 09:30, sipas kohës lokale atje.
“Në orën 9:30, zyrtari i lartë i Byrosë Bono takohet me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani Sadriu në Departamentin e Shtetit”, bënë të ditur DASH.
Takimi me Bonon nuk është bërë i ditur ende nga Zyra e Presidentës në Kosovë.