Osmani: Serbia po gënjen për marrëveshjen Kosovë, Shqipëri dhe Kroaci

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e quajti propagandë pretendimin e Serbisë se nënshkrimi i marrëveshjes për mbrojtje midis Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës, është veprim kërcënues për ata.

“Serbia po e bënë të njëjtën që e ka bërë gjithmonë, pra po gënjen”, thotë Osmani derisa flet për pretendimin e Serbisë se është shkelur një marrëveshje e vitit 1996.

Presidentja e vendit tha se Serbia është i vetmi burim destabiliteti në rajon, raporton KosovaPress.


E para e vendit foli rreth kësaj teme pas një ngjarje të organizuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), së bashku me iniciativën ËE për Gratë Sipërmarrëse në Kosovë.

Ndër të tjera, Osmani tha se historikisht shtetet agresore siç është Serbia dhe Rusia, vazhdimisht tentojnë të paraqiten si viktima, shkruan KosovaPress.

Të martën e 18 marsit, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, u nënshkrua deklarata e përbashkët trepalëshe midis Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës.

Kjo marrëveshje synon të forcojë aftësitë mbrojtëse të tri vendeve, të rrisë bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes dhe të përmirësojë ndërveprimin ushtarak përmes edukimit, trajnimeve dhe stërvitjeve të përbashkëta.

Lexo edhe

Video